Sporti

Barcelona – Bayern Munich, formacionet e mundshme

10/26/2022 10:12
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.

E gjithë vëmendja sot do të jetë te sfida Inter-Plzen, pasi fitorja e zikaltërve do të dërgonte Barcelonën në Europa League, dhe kështu ekipi i Inzaghit do të avanconte në 1/16.

Tifozët katalunas shpresojnë shumë tek një dështim i mundshëm i ‘Neruazzurëve’, me Xavin dhe të drejtuarit e tij që do ta shikojnë këtë ndeshje nga zhveshtorja.

Një dështim i mundshëm i Interit do t’i jepte gjasa të mira skuadrës spanjolle, e cila më pas do të kërkonte me çdo kusht fitoren ndaj Bayern Munich.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich zhvillohet në ora 21:00 dhe këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Barcelona: Ter Stegen; Bellerin, Kounde, E Garcia, Alonso; De Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Gavi

Bayern Munich: Ulreich; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Coman, Musiala, Gnabry; Mane

/GazetaBlic Sport/