Sporti

Inter – Viktoria Plzen, formacionet e mundshme – ‘Neruazzurët’ kualifikohen tutje me një fitore sonte

10/26/2022 09:31
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.

E gjithë vëmendja sot do të jetë te sfida Inter-Plzen, pasi fitorja e zikaltërve do të dërgonte Barcelonën në Europa League, dhe kështu ekipi i Inzaghit do të avanconte në 1/16.

Tifozët katalunas shpresojnë shumë tek një dështim i mundshëm i ‘Neruazzurëve’, me Xavin dhe të drejtuarit e tij që do ta shikojnë këtë ndeshje nga zhveshtorja.

Takimi mes Interit dhe Plzen luhet në ora 18:45 dhe këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Inter: Onana; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Martinez, Dzeko

Viktoria Plzen: Stanek; Havel, Hejda, Pernica, Jemelka; Kalvach, Bucha; Kopic, Vlkanova, Mosquera; Chory

/GazetaBlic Sport/