Sporti

Olivier Giroud: Dëshmuam cilësinë tonë, duam kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

10/25/2022 23:31
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud thotë se Milani tregoi cilësinë e Ligës së Kampionëve, por edhe vendosmërinë për të kaluar fazën tjetër.

Kroatët ishin të pamposhtur në terren këtë sezon, duke mposhtur Chelsean 1-0 dhe duke barazuar me RB Salzburg 1-1, por pësuan nga ‘Rossonerët’, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është një fitore e madhe, ne e përgatitëm mirë këtë lojë. Ne donim të fillonim fuqishëm me uri, një presing të mirë dhe sulme. Mund të kishim shënuar më shumë gola, por jam shumë i lumtur me këtë rezultat”, tha Giroud për Sky Sport Italia.

“Ishte momenti i duhur për ne që të bëjmë këtë lloj paraqitjeje dhe të dëshmojmë cilësinë tonë, por edhe vendosmërinë tonë për të kaluar fazën e grupeve”.

/GazetaBlic Sport/