Një person i mitur është therur me thikë në Prishtinë, në rrugën “12 Qershori’, raporton Gazeta Blic.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar .
Viktima, i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë.
I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë.
Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Borovci për Gazeta Blic.


