Sonte rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve.
Xhiro e parafundit e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve luhet sonte me tetë ndeshje mjaft interesante, përcjell GazetaBlic Sport.
Real Madridi tashmë i kualifikuar në fazën tjetër do të përballet me Leipzigun, skuadrën gjermane që po lufton me Shakhtarin për vendin e dytë.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00 dhe tashmë janë mësuar formacionet zyrtare:
Leipzig: Blaswich; Simakan, Orban, Gvardiol, Raum; Haidara, Schlager; Szoboszlai, Nkunku, Werner; A Silva
Real Madrid: Courtois; Lucas Vazquez, Militao, Rüdiger, Nacho; Camavinga, Tchouameni, Kroos; Asensio, Rodrygo, Vinicius.
/GazetaBlic Sport/


