Qeveria ende nuk është deklaruar për çështjen e Trustit, për të cilën opozita dhe qytetarët po presin që të vije për votim në Kuvend, raporton Gazeta Blic.
E grupi që inicioi peticionin për Trustin tashmë po mobilizohet për të nisur protestat, për vonesat që po bëhen për këtë Projektligj.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic iniciuesi i këtij peticioni, Adnan Jashari.
Ai ka bërë të ditur se këtë të enjte do të takohen aktivistë në ora 10:00 përballë Qeverisë, për të diskutuar për organizimin e protestës.
Jashari ka thënë se javën e ardhshme do ta caktojnë datën e protestës.
Ndryshe, ka kaluar afati 30 ditor i Qeverisë për të dhënë një opinion për të./Gazeta Blic/


