AC Milan shkon në ndeshjen e sotme duke kërkuar një fitore kundër Dinamo Zagrebit për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për të arritur në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Milani fitoi 3-1 në ndeshjen e parë, por Dinamo nuk ka humbur në stadiumin e tij në të gjithë vitin kalendarik 2022, pasi mundi Chelsean dhe barazoi me Salzburgun deri më tani në fazën e grupeve, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani ka fituar të pesë takimet e mëparshme me Dinamon e Zagrebit në Evropë, përfshirë ndeshjet kualifikuese. Futbollistët e Dionamo Zagreb nuk kanë pësuar më shumë humbje evropiane kundër asnjë skuadre tjetër.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e sotme.
/GazetaBlic Sport/


