Lajme

Havolli drejtor i “Prishtina Parking”, Mushkolaj: “Politika e re” e LDK’së, me i kapë krejt ndërmarrjet në kryeqytet

10/25/2022 15:03
nga:Genita C

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Prishtina Parking e ka zgjedhur Kryeshef të këtij institucioni Sokol Havollin.Institucioni që menaxhohet nga komuna e Prishtinës së Përparim Ramës, e ka zgjedhur për drejtor ish-këshilltarin e Isa Mustafës, raporton GazetaBlic.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe analisti politik, Imer Mushkolaj i cili ka ironizuar me LDK-në duke thënë se kjo është “politika e re” e tyre.

Mushkolaj përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosë me i kapë krejt ndërmarrjet në Prishtinë.

“LDK ka vendosë me i kapë krejt ndërmarrjet në Prishtinë. Pasi e kapi Termokosin, duke e bërë shef një asambleist të vetin, tash e paska pru Sokol Havollin e BQK’së si kryeshef në Prishtina Parking. Kjo është “politika e re” e LDK’së – kjo është LDK “e re”, shkruan Mushkolaj.

Sokol Havolli zgjidhet Kryeshef i “Prishtina Parking”