Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për Sky Sport para ndeshjes kundër Viktoria Plzen.
Ai thotë se skuadra e tij ka një shans të mirë që të triumfojë dhe të sigurojë fazën e eliminimit direkt në Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ditën e shortit e dinim që nuk kishim shumë fat por do të luanim shanset tona. Nesër kemi një shans të madh para tifozëve tanë, por do të gjejmë një ekip që po dominon kampionatin e tij dhe do të duhet të jemi të kujdesshëm”, tha fillimisht ai.
“Vitin e kaluar kishim një situatë të ngjashme, këtë vit ndodh e njëjta gjë dhe duhet të përfitojmë nga rasti. Do të ishte shumë e rëndësishme të fitonim nesër, për të realizuar qëllimin e parë të sezonit”.
A do të kthehet Lukaku në skuadër?
“Ai dhe Gagliardini do të kthehen. Brozovic është ende disa ditë larg, do të shohim nëse mund të përshpejtojmë. Ai po punon dy herë në ditë për t’u rikthyer shpejt”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


