Sporti

Probleme në stadium, do të mungojë ‘teknologjia e golit’ në ndeshjen Benfica – Juventus

10/25/2022 13:44
nga:Lorik J

Një lajm befasues vjen nga Lisbona: Sonte, për shkak të problemeve teknike në stadiumin Lusitanian, nuk do të ketë asnjë mundësi për të shikuar teknologjinë e vijës së portës në ndeshjen mes Benficas dhe Juventusit.

Kjo është një ndeshje absolutisht vendimtare për kalimin tutje për dy skuadrat, përcjell GazetaBlic Sport.

Është një sistem teknologjik që, në futboll, përdoret për të verifikuar vlefshmërinë e golave dhe për të reduktuar episodet e golave fantazmë.

Kjo ndeshje luhet nga ora 21:00 në Portugali.

/GazetaBlic Sport