Sporti

Ancelotti: Leipzig ka lojtarë të mirë, çdo ndeshje vlen për Real Madridin

10/24/2022 22:58
nga:E K

Real Madrid gjendet në pozita komode në Champions League, teksa kryeson grupin.

Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka dalë përpara mediave në prag të sfidës me Leipzig, ku shprehet se pavarësisht gjithçkaje, për ekipin çdo ndeshje është e rëndësishme.

“RB Leipzig ka lojtarë të mirë, duke filluar nga Szoboszlai. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, qoftë kampionat apo ligë. Synimi është mbyllja e pjesës së parë të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme, gjë që nuk vendos ende asgjë, por të lë në një pozicion të mirë për pjesën tjetër.

Tani, megjithatë, ne mendojmë vetëm të kalojmë si forca e parë në grupin tonë të Ligës së Kampionëve, ky është synimi që duam të arrijmë nesër”, deklaroi trajneri i Real Madridit.