Sporti

Rabiot do ta refuzojë ofertën e Juventusit për kontratë të re

10/24/2022 23:28
nga:E K

Juventusi po synon që t’ia zgjasë kontratën mesfushorit francez, Adrien Rabiot.

Ai ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e Zonjës së Vjetër që kur erdhi te Zonja e Vjetër më 2019 nga Paris Saint-Germain.

Mirëpo, duket se nëna dhe njëherësh agjentja e tij, Veronique është kundër idesë së vazhdimit të qëndrimit në Torino.

Kështu, duket që Rabioti do të kërkojë një destinacion të ri dhe me pagë më të majmë.