Lajme

Zelensky e kritikon neutralitetin e Izraelit në “aleancën” Rusi-Iran

10/24/2022 20:51
nga:G B

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se vendimi i liderëve izraelitë për të mos mbështetur Kievin inkurajoi partneritetin ushtarak të Rusisë me Iranin, duke kritikuar neutralitetin e Tel Avivit në luftën në Ukrainë.

“Kjo aleancë e tyre thjesht nuk do të kishte ndodhur nëse politikanët tuaj do të kishin marrë vetëm një vendim në atë kohë… duket se ai u miratua shumë kohë më parë – në vitin 2014, kur Rusia filloi agresionin e saj kundër Ukrainës”, tha Zelensky.

“Vendimi ‘për të mos e mërzitur’ Kremlinin, për të mos ndihmuar realisht Ukrainën, ka mundësuar aleancën në mes të Moskës dhe Teheranit”, tha Zelensky.

Zelensky në disa raste ka kritikuar Izraelin për dështimin për të kundërshtuar me vendosmëri agresionin rus.