Lajme

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Komoran ku vdiqën 2 persona

10/24/2022 19:37
nga:G B

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Komoran-Carralevë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor“, tha Ahmeti për Gazeta Blic.

Janë publikuar disa pamje nga aksidenti tragjik.

Vdesin dy persona në një aksident në Komoran