Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Ante Cecic ka folur për mediat, para ndeshjes së Champions League ndaj Milanit. Tekniku i njohur ka kërkuar nga skuadra pak më shumë guxim, si e vetmja mënyrë për të shkuar tutje.
“Si është skuadra?Situata në ekip është e mirë, të gjithë janë në dispozicion. Kjo është ndeshja jonë e 26-të këtë sezon dhe është një sukses i madh që kemi kaq shumë lojtarë të gatshëm dhe pa ndonjë dëmtim.
Çfarë duhet të bëjë skuadra juaj ndryshe nga ndeshja e parë? Duhet të jemi pak më të guximshëm. Na duhet të jemi më vertikal. Duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta. E pamë në Milano që mund të luajmë kundër tyre. Lojtarët janë të vetëdijshëm se nuk ka një ndryshim drastik në cilësi dhe se nëse japim maksimumin, shanset tona rriten” – Tha ai.


