Lajme

Zëdhënësi i Kremlinit: Franca e Gjermania nuk duan të jenë pjesë e ndërmjetësimit me Rusinë

10/24/2022 15:40
nga:G B

Kremlini pretendon se Franca e Gjermania nuk duan të jenë pjesë e ndërmjetësimit të saj me Rusinë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sot para gazetarëve tha se ndryshe nga Franca e Gjermania, Turqia shprehi vullnetin për të organizuar bisedime, raporton The Guardian.

“Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz nuk kanë treguar asnjë dëshirë për të dëgjuar pozicionin e Rusisë ose për të marrë pjesë në përpjekjet e ndërmjetësimit. Ndërsa, Ankaraja ka deklaruar gatishmërinë e saj për të vazhduar përpjekjet ndërmjetësuese”, u shpreh Peskov.

Ushtria ruse, po vazhdon shtrirjen dhe aneksimin në Ukrainë që nga shkurti i këtij viti.