Askush si Marc-Andre ter Stegen në Spanjë.
Portieri i Barcelonës ka bërë historinë e La Liga, pasi në nëntë raste ai ka mbajtur portën e pastër në njëmbëdhjetë ndeshjet e tij të para në ligë, një moment historik i pa arritur kurrë më parë.
Deri më tani, në Spanjë, ai ka pësuar gola vetëm ndaj Real Sociedad dhe Real Madrid (Benzema, Valverde dhe Rodrygo).
Në mes të këtyre dy sfidave, ai mbeti i pamposhtur për 636 minuta, rekordi i dytë i klubit, pas 755 minutave të Claudio Bravo në 2014.
/GazetaBlic Sport


