Nesër në mbrëmje në Maksimir të Zagrebit do të jetë edhe Zvonimir Boban për të ndjekur ndeshjen mes Dinamos dhe Milanit në Champions League.
Zyrtari kroat në UEFA, i cili foli edhe për ndeshjen mëngjesin e sotëm, do të jetë një nga mysafirët e nderit në stadiumin kroat, përcjell GazetaBlic Sport.
Të gjitha biletat janë shitur për ta ndjekur këtë ballafaqim.
Mediumi kroat, 24sata.hr raporton se mbi 23 mijë shikues do të jenë në stadium.
/GazetaBlic Sport


