Lajme

Qytetari në Leposaviq sulmohet nga rreth 8 persona, policia në kërkim të tyre

10/24/2022 11:23
nga:Genita C

Policia e Kosovës (PK) njofton se një persona ka raportuar se është sulmuar nga 7-8 persona, të cilët ende janë në kërkim nga njësitet policore.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në Leposaviq, rreth orës 21:50, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar nga 7-8 persona, tre prej të cilëve i ka njohur (dy kosovarë dhe një shtetas i Serbisë). Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor”, thuhet në njoftim.