Lajme

Emërimi Sekretar Organizativ në VV, Cakolli: Alim Rama duhet ta lirojë mandatin në KQZ

10/23/2022 22:28
nga:G B

Eugen Cakolli, hulumtues në KDI, ka reaguar për emërimin e anëtarit të KQZ-së, Alim Rama, si Sekretar Organizativ i VV-së, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Alim Rama duhet ta lirojë mandatin, derisa ka marrë pozitë të lartë në VV.

“Presidentja në anën tjetër duhet që sa më parë t’i iniciojë procedurat ligjore për zëvendësim – që janë të qarta dhe kanë afate strikte”, ka shkruar Cakolli.

Postimi i tij i plotë:

Emërimi apo zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së nëpër pozita të larta në parti politike, paraqesin rrethanë ligjore për përfundimin e mandatit të tyre.

Pozitë e lartë është cilido funksion vendimmarrës brenda strukturës organizative të partive, që përcaktohen me statutet respektive.

Prandaj anëtari i KQZ-së, Alim Rama, pas zgjedhjes si sekretar organizativ i LVV-së, duhet ta lirojë mandatin. Presidentja në anën tjetër duhet që sa më parë t’i iniciojë procedurat ligjore për zëvendësim – që janë të qarta dhe kanë afate strikte.

Anëtari i VV-së në KQZ, Alim Rama, merr post të lartë në parti, ligji ia ndalon t’i mbajë të dyjat