Lajme

Katër zyrtarët e Vetëvendosjes nga Shqipëria marrin pozita të rëndësishme në partinë e Albin Kurtit, “jashtë loje” mbetet Hysamedin Feraj

10/23/2022 18:20
nga:Gazeta Blic

Arbër Zaimi, Boiken Abazi, Elvis Hoxha dhe Dejona Mihailli, të katërt nga Shqipëria kanë marë pozita të rëndësishme në Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së të mbajtur sot, është vetëm Hysamedin Feraj ai i cili nuk ka arritur ta marë asnjë post.

Boken Abazi e ka marrë pozitën e Zv. Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm.

Dejona Mijaili ndërkaq është zgjedhur Koordinatore e Komiteteve.

Ndërkaq, anëtarë të Kryesisë së VV-së janë zgjedhur Arbër Zaimi dhe Elvis Hoxha.

Të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! janë:

Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

Sekretar Organizativ – Alim Rama

Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili.

Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrullah Ceku

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka

Anëtarët e Kryesisë që u votuan sot:

Mrika Limani Myrtaj

Dejona Mihaili

Arbërie Nagavci

Alban Hyseni

Arben Vitia

Arbër Zaimi

Besnik Bislimi

Elvis Hoxha

Fatmire Mulhaxha Kollcaku

Fitore Pacolli

Hekuran Murati

Mytaher Haskuka

Saranda Bogujevci

Tinka Kurti

Vlora Haxhimehmedi

Xhelal Sveçla

Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:

Alim Rama, Sekretari Organizativ

Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm

Albulena Haxhiu, GVV

Behar Jashari, RVV

Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV

Hajrullah Ceku, Drejtues i SMN-së

Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së

 

Glauk Konjufca nënkryetar i parë i VV-së: Këta janë zyrtarët tjerë që do të mbajnë pozita të rëndësishme (Emrat)