Showtime

Pm dëshiron të ketë fëmijë sa më shpejt, por ç’thotë Sara

10/23/2022 15:36
nga:G B

Sarah Berisha dhe Dj Pm ishin të ftuar si çift në emisionin “Më lër të flas”, duke dhënë intervistën e tyre të parë së bashku. Sarah dhe Pm treguan se pas eksperiencës në “BBVIP”, jeta e tyre ka ndryshuar për mirë.

Të pyetur se kush dëshiron fëmijë sa më shpejt, të dy u përgjigjën se Pm e dëshiron më shumë këtë gjë. Ndërsa Sara mendon që është ende herët. Blogerja tregoi se pas BBV i mungon privatësia, por jeta i ka ndryshuar për mirë.

“Është pak e vështirë të jesh 24 orë në sytë e publikun, nuk e ke më privatësinë. Por jeta më ka ndryshuar për mirë, si me anën e projekteve, si me publikun që kam marrë një dashuri dhe suport shumë të madh”, tha blogerja.