Sporti

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi

10/23/2022 15:37
nga:Lorik J

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka triumfuar në garën për medaljen e bronztë në Abu Dhabi.

Kuka ka triumfuar në kategorinë -78kg, shkruan GazetaBlic Sport.

Ajo ka mposhtur sot xhudisten franceze, Audrey Tcheumeo në garën për të bronztën.

Fitoren e madhe për këtë medalje, Kuka e arriti me anë të Ipponit.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga ky Grand Slam.

/GazetaBlic Sport