Skuadra e Dukagjinit e ka ndalur Ballkanin në Klinë.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Ballkanit e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e duelit përfundoi pa gola, kurse në të dytën gjithçka ishte më ndryshe.
Ballkani kaloi në avantazh me anë të Albion Rrahmanit – i cili realizoi pas 62 minutave lojë.
Megjithatë, Dukagjini nuk u dorëzua dhe lojtarët gjetën barazimin me Altin Merlakun – i cili shënoi nga penalltia pas 77 minutave lojë.
Deri në fund nuk kishte ndryshim rezultati.
/GazetaBlic Sport


