Skuadra e Milanit mundi 4-1 Monzën me një paraqitje bindëse.
Megjithatë jo gjithçka shkoi mirë për Milanin, pasi transferimi i ri i ekipit, Charles De Ketelaere nuk po jep shenja pozitive, përcjell GazetaBlic Sport.
I riu belg, sipas Tuttpsport, nuk shkëlqeu dhe në fund të ndeshjes, në vend që të festonte me shokët e skuadrës tek tifozët Curva Sud, u drejtua drejt dhomave të zhveshjes me kokë ulur.
Koha është padyshim në anën e tij dhe ai mund të rritet dhe përmirësohet dukshëm.
Megjithatë, pas një rasti shumë të mirë shënimi ku ai dështoi – ai duket se ka pasur një “tronditje emocionale”.
/GazetaBlic Sport


