Lajme

Zhduket një djalë në Gjakovë

10/23/2022 09:02
nga:Genita C

Një nënë në Gjakovë ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Ajo ka thënë se djali i saj është përdorues i substancave narkotike.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

PERSON I ZHDUKUR

Gjakovë, 21.10.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendi i ndodhjes së tij. Sipas ankueses viktima është përdorues i substancave narkotike. Rasti është duke u hetuar.