Sporti

Rekord: Pep Guardiola hyn në mesin e legjendave në Premierligë, City shënon 600 gola nën drejtimin e tij

10/23/2022 09:10
nga:Lorik J

Manchester City mundi Brighton dje pa ndonjë vështirësi të veçantë.

City fitoi me rezultatin 3-1 dhe vendosën një rekord tashmë me golin e dytë të shënuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky ishte në fakt goli i 600-të në Premier League për Cityn nën drejtimin e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll është trajneri i tretë që arrin këtë rekord në kompeticion.

Alex Ferguson në Manchester United dhe Arsene Wenger në Arsenal e kishin arritur këtë para tij.

/GazetaBlic Sport