Java e 13-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë sot me tri duele interesante.
Në Mitrovicë, Trepça’89 do ta presë Gjilanin që gjendet në krizë të rezultateve.
Kampioni në fuqi, Ballkani i shkon Dukagjinit në Klinë, për të mbetur në hap me lideren, Dritën.
Kurse, Drenica do të synojë fitoren e radhës, kur e pret në shtëpi Malishevën.
Të trija këto takime nisin nga ora 13:00.
Dje, skuadra e Dritës fitoi ndaj Ferizjat, ashtu sikurse Prishtina ndaj Llapit.


