Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, dje rreth orës 04:27.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Rasti nën hetime”, njoftoi Policia.


