Lajme

Arben Gashi jep lajmin ‘surprizë’: Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LVV-së duan t’i bashkohen LDK-së!

10/22/2022 21:58
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ftuar në Blic Interview tha se ka një numër deputetësh nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që duan t’i bashkohen LDK-së.

Gashi theksoi se pret që ky numër të rritet.

“Mund të konfirmoj edhe sot se ka një numër të konsiderueshëm deputetësh të cilët kanë afërsi me LDK-në dhe vazhdojnë të shfaqin afërsi me LDK-në dhe mundësinë për t’iu bashkuar LDK-së. Mund të them se janë nga Grupi Parlamentar i Pushtetit. Pres që ku numër të rritet sa më shumë ne i afrohemi pranverës sepse po pritet të thellohet kriza ekonomike, sociale, energjitike dhe të gjitha këto si pasojë edhe e paaftësisë së Qeverisë” deklaroi Gashi në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”