Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka theksuar se Kosova nuk e ka lluksin të vetpërjashtohet nga procesi i dialogut sepse do ishtë katasttrofal për Kosovën
Gashi theskoi se tashmë po I afrohemi fazes finale dhe nuk e di sa është i gatshëm Kurti për të marrë vendime të mëdha.
“Ne nuk e kemi lluksin si shtet që të vetpërjashtohemi dhe të dalim në anën e kundërt të Bashkësisë Ndërkombëtare. Ne mund të refuzojmë, ne mund të komentojmë. Ne mund të propozojmë, ne mund të mospajtohemi po asesi nuk mund të vetpërjashtohemi. Vetpërjashtimi nga dialogu është vetvrasës për Kosovën . Unë jam I bindur se vetpërjashtimi që ka bërë Kurti në kohën e administrates Trump dhe në rastin hipotetik nëse do të vetpërjashtohet tani do të jetë katastrofal për Kosovën sepse e nxjerr në pozicion dominues Serbinë”
“Po i afrohemi fazes finale dhe vendimeve të mëdhaja dhe nuk e di sa është I gatshëm zoti Kurti të marrë përsipër vendime të mëdha” tha Gashi në Blic Interview raporton Gazeta Blic.


