Lajme

Protesta masive në Berlin në mbështetje të grave iraniane

10/22/2022 20:47
nga:Y I

Qindra protestues nga shtetet e ndryshme të Evropës marshuan përgjatë rrugëve të Berlinit në Gjermani, për t’i mbështetur gratë iraniane.

Me pankarta në duar drejtuan disa kërkesa për Bashkimin Evropian, pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Aminit, e cila thuhet se u mbyt nga qeveria, me pretekstin se nuk respektoi rregullat për vënien e hixhabit, njofton Klan Kosova.

Protesta të tilla po mbahen edhe në Iran, ku ditëve të fundit u zëri u ngrit edhe në universitete.