Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se deklarate e Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut, nënkupton se BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë procesi.
Haradinaj tha se e njëjta qasje është edhe me liberalizimin e vizave, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Deklarata e Lajçakut se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut nënkupton se BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi, dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë procesi.
Çasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund.


