Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.
Pjesa e parë e derbit kosovar i takoi, Prishtinës e cila shkoi në pushim me epërsi minimale me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatori i vetëm i 45 minutave të para ishte Leotrim Kryeziu.
Kryeziu gjeti golin pas asistimit të Kreshnik Ukës në minutën e 37’të të takimit.
Prishtina kishte edhe raste tjera të mira për të shënuar me Kreshnik Ukën, por ky i fundit nuk arriti të konkretizonte.
Kujtojmë se Uka realizoi në fillim të pjesës së parë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
/GazetaBlic Sport/


