Sporti

Franck Ribery shpërthen në lot në lamtumirën e tij nga futbolli

10/22/2022 15:11
nga:Mergim Rreci

Franck Ribery ka shpërthyer në lot në lamtumirën e tij nga futbolli.

Ai doli para tifozëve në ndeshjen mes Salernitanas dhe Spezias, duke mos i mbajtur lotët më pas, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që francezi kishte një karrierë të bujshme, atje ku ka fituar pothuajse gjithçka që ishte për t’u fituar.