Sporti

Mungesa e Nunez në ndeshjen e sotme, Klopp shpjegon arsyen

10/22/2022 13:27
nga:Mergim Rreci

Darwin Nunez nuk është në dispozicionin e Jurgen Klopp për ndeshjen e sotme kundër Nottingham Forest, në City Ground, për xhiron e 13-të të Premier League.

Sulmuesi uruguaian u la jashtë formacionit të lojës dhe trajneri gjerman shpjegoi arsyen: «Nuk është punë menaxhimi [duke menduar për Ligën e Kampionëve], Darvini vazhdon të ndiejë intensitetin e lojës dhe nuk ka asnjë shans për të luajtur. Ndoshta do të luante nëse ndeshja do të ishte nesër ose pasneserë, por sot jo”, tha Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.

Ja formacionet e plota para ndeshjes:

Nottingham: Henderson, Williams, Cook, McKenna, Aurier, Kouyate, Freuler, Yates, Gibbs-White, Lingard, Awoniyi.

Liverpool: Alisson, Milner, Gomez, van Dijk, Robertson, Fabinho, Jones, Elliott, Carvalho, Salah, Firmino.

/GazetaBlic Sport/