Serie A vjen sot me disa takime interesante.
Në fushë zbresin disa nga skuadrat më të mëdha atje, me Milanin e Interin që kërkojnë fitoret e radhës, shkruan GazetaBlic Sport.
Milani do të përballet me skuadrën e Monzas, takim ky në të cilin “Rossonerët” janë favoritë. Megjithatë, Monza ka treguar paraqitje të mira në 5 ndeshjet e fundit, ku 3 prej tyre i ka fituar.
Këto pritet të jenë formacionet e mundshme të ndeshjes që fillon në ora 18:00.
AC Milan: Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Gabbia, Hernandez; Tonali, Bennacer; Diaz, De Ketelaere, Leao; Rebic
Monza: Di Gregorio; Marlon, Mari, Izzo; Carlos, Sensi, Barberis, Ciurria; Caprari, Pessina; Gytkjaer
/GazetaBlic Sport/


