Emisioni “Blic InterView me Astrit Gashin”, prodhim i portalit Gazeta Blic nga sonte nis transmetimin në televizionin Dukagjini nga ora 21:00.
I ftuar i parë për këtë emision është shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbinë është kryetemë e kësaj interviste, por nuk mungojnë as deklarimet për rolin e LDK-së dhe të ardhmën e qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti.
Si do të jetë marrëveshja finale sipas Arben Gashit?
A rrezikon vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme?
Çka nënkupton “pranvera e hershme” ose “vjeshta e vonuar”, për të cilën flet ai?
A do ta votonte LDK-ja një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti në Kuvend?
Pse LDK refuzon të pranojë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje?
Çka thotë ai për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se opozita nuk po i le kompanitë private të konkurojnë për tenderë?
Kush ka faj për krizën me energjinë?
Për këto dhe shumë çështje tjera, ju ftojmë ta ndiqni intervistën me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në “Blic InterView me Astrit Gashin”, sonte nga ora 21:00 në televizionin Dukagjini.