Lajme

Raportohen katër raste të dyshuara për falsifikim parash

10/22/2022 09:16
nga:Astrit Gashi

Katër raste të dyshuara për falsifikim parash janë raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Siç bëhet e ditur rastet kanën ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë. Kurse, paratë e raportuara si të falsifikuara kapin shifrën rreth 275 euro.

Rasti i parë siç ka njoftuar Policia ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Rasti i dytë ka ndodhur në Gjilan ku një zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar dy kartëmonedha (20 € dhe 5 €) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.