Lajme

U gjet i shtrirë në rrugë, vdiq në QKUK

10/22/2022 09:04
nga:Astrit Gashi

Një person ka vdekur në QKUK, pasi u gjet i shtrirë në tokë, të premten rreth orës 7 e 30 në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.