Lajme

Bebja e bunkerit njeh vetëm jetën nëntokësore në Ukrainë

10/22/2022 08:43
nga:Astrit Gashi

Olha Shevchenko ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur Rusia nisi pushtimin e shkallës së gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt.

Pasi shtëpia e saj në fshatin Prudjanka u bombardua po atë mëngjes, ajo iku në Harkivin e afërt, dhe u strehua në një bunker përfundi një fabrike ku punon bashkëshorti i saj.

Dy muaj më vonë u lind djali i saj, Zhenya, i cili tërë jetën e tij e ka kaluar në vendstrehimin kundër bombave.