Juventus ka arritur fitore të thellë ndaj Empolit.
“Zonja e Vjetër” shënoi fitore me rezultat bindës 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi Kean në minutën e 8’të të takimit.
Në pjesën e dytë Juventus arriti të tund rrjetën e Empolit edhe tri herë të tjera.
McKennie në minutën e 56’të dhe Rabiot në minutat 82′ dhe 94′ vulosën epilogun e këtij takimi.
Pas kësaj fitore Juventus shkon në kuotën e 19 pikëve të grumbulluara pas 11 takimeve të zhvilluara, tre më pak se Roma që mbanë vendin e 4’të me 22 pikë por
me një duel më shumë për të zhvilluar.
/GazetaBlic Sport/


