Lajme

Lirohen të dyshuarit për sulmin ndaj tij, imami Zeqir Berisha shkon në xhami me polici

10/21/2022 21:52
nga:Y I

Fillimisht përshëndeti pjesëtarët e Policisë të Kosovës.

E këta do ta shoqërojnë gjatë qëndrimit të tij në xhaminë e fshatit Lupç i Poshtëm në Podujevë imamin Zeqir Berisha.

Lirimi i tre vëllezërve Murturi nga paraburgimi mobilizoi imamin që të kërkojë ndihmë në polici.

Dita e premte ishte më ndryshe edhe për shkak se imami kësaj radhe nuk do ta drejtojë xhumanë.

Pasojat e sulmit ndaj tij po i bart edhe tani.

Berisha sqaroi se problemet me vëllezërit Murturi kanë karakter fetar.

Por, banorët nuk kanë njohuri për këto ndasi që dërguan drejt konfliktit mes të përfshirëve.