Sporti

“Të gjithë kundër Ronaldos”, Nagelsmann: Jam i lumtur që nuk është problemi im

10/21/2022 20:40
nga:E K

Bayern ishte një nga klubet ku Ronaldo mund të përfundonte gjatë verës.

Transferimi nuk u realizua, por sulmuesi i Manchester United ishte edhe një herë temë bisede për Julian Nagelsmann, përcjell GazetaBlic Sport.

I pyetur për episodin më të fundit që përfshin yllin portugez kur ai u largua nga pankina para vërshëllimës së fundit të lojës kundër Tottenhamit – trajneri i Bayernit reagoi ashpër.

“Më vjen mirë që nuk është problemi im për t’u zgjidhur. Por përpiqem të jem i kujdesshëm kur bëhet fjalë për këto tema, sepse nuk mund ta gjykoj situatën nga jashtë. Nuk e di se çfarë ndodhi në atë moment, ndoshta Ronaldo ishte i ftohtë dhe kishte nevojë për një dush të nxehtë”, tha ai.

“Mendoj se është normale të pres që lojtari të mos jem i lumtur nëse nuk e lë të luajë ose nëse e heq nga loja shumë shpejt».