Lajme

LDK pas shkarkimit të Sahitit: Ndërhyrja e pushtetit në UP, është akt i papranueshëm

10/21/2022 19:00
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media pas shkarkimit të rektorit të UP-së, raporton Gazeta Blic.

Në reagimin e tyre thuhet se ndërhyrja e pushtetit në UP është akt i papranueshëm.

“Nën ndikimin e partisë në pushtet, Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina e shkarkoi sot rektorin i këtij universiteti, Prof. dr. Naser Sahitin. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore.Këtij akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia në pushtet përmes përzgjedhjes së kandidatëve me kriter partiak-klientelist e me integritet të kontestuar” thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në komunikate theksohet se Këshilli Drejtues i UP-së ekzekutoi sot sheshazi kërkesën politike të Qeverisë për të instaluar rektor të dëgjueshëm të pushtetit në UP.

Reagimi i plotë: