Qytetarët nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina së shpejti do të mund të udhëtojnë pa viza në mes dy vendeve, si pjesë e marrëveshjeve të vendeve të Ballkani Perëndimor që sapo është arritur në Procesin e Berlinit.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila po ashtu njoftoi se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndmor do të njohin diplomat e njëra-tjetrës, si dhe kualifikimet në punë.
“Në këtë kohë, në të cilën dikush ndonjëherë rrezikon të humbasë shpresën, sot ishte një ditë e bashkimit: Ballkani Perëndimor po afrohet më së bashku. Të gjashtë vendet kanë rënë dakord për marrëveshje qendrore – kjo mund të duket e vogël, por është një hap gjigant”, ka shkruar Baerbock në Twitter.
“Ne punuam për të për një kohë të gjatë, tejkaluam përçarje të thella dhe bashkuam vendet”, shtoi ajo.


