Sporti

Ancelotti i bindur se Kroos do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin: Do të mendoj për këtë pas Kupës së Botës

10/21/2022 16:40
nga:E K

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit është pyetur për situatën e Toni Kroos, mesfushorit 32-vjeçar gjerman, i cili përfundon kontratën me klubin në fund të këtij sezoni.

Tekniku italian është shprehur i bindur se Kroos do vazhdojë kontratën edhe për një vit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kam folur me të dhe ai është shumë i qetë. Do të mendoj për këtë pas Kupës së Botës, në janar ose shkurt. Mendoj se do të vazhdojë… Ky vit është më i mirë se vitin e kaluar. Në fillim kishte disa probleme fizike. Tani është në një nivel shumë të lartë”, tha trajneri italian në një konferencë për shtyp.

Kroos, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu në vitin 2014 nga Bayerni, pritet të vazhdojë kontratën me klubin edhe për një sezon, deri në qershor 2014.

/GazetaBlic Sport/