Sporti

Darwin Nunez në dyshim për ndeshjen ndaj Nottingham Forest

10/21/2022 14:36
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se Darwin Nunez është në dyshim për duelin jashtë fushe me Nottingham Forest, për xhiron e 13-të të Premierligës.

Sulmuesi uruguaian shënoi golin e fitores ndaj West Hamit në xhiron e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Darvini është një nga rastet që duhet të kontrollojmë. Ai ka një problem të vogël muskulor, do të duhet të shohim më vonë nëse është i disponueshëm apo jo”, tha gjermani në konferencë para lojës.

Jashtë janë Naby Keita dhe Ibrahima Kanote, të cilët duhet të rifillojnë stërvitjet këtë javë, ndërsa Alex Oxlade-Chamberlain do të jetë “një ose dy javë” jashtë për shkak të problemeve fizike.

/GazetaBlic Sport/