Sporti

E mposhti xhudisten serbe, Nora Gjakova mëson kundërshtaren për gjysmëfinalen e madhe

10/21/2022 12:28
nga:Mergim Rreci

Nora Gjakova ka siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Xhudistja kosovare ishte e jashtëzakonshme duke e mposhtur atë serbe, Marica Perisic, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova shkëlqeu në këtë luftë dhe tashmë ka siguruar medalje, por natyrisht i gjithë fokusi i saj është tek vendi i parë dhe medalje e artë.

Në gjysmëfinale, Nora do të përballet me kundërshtaren nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.

/GazetaBlic Sport/