Sporti

E mrekullueshme Nora Gjakova, kalon në raundin e tretë të Grand Slam Abu Dabi

10/21/2022 11:21
nga:Mergim Rreci

Nora Gjakova ka kaluar në raundin e tretë të Grand Slam Abu Dabi.

Xhudistja kosovare ka triumfuar ndaj asaj nga Holanda, Pleuni Conrelisse, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova fitoi me një ‘IPPON’ fantastik.

Ajo në raundin tjetër mund të përballet me xhudisten serbe, Maria Perisic, gjithmonë nëse serbje e kalon kundërshtaren nga Uzbekistani.